Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të naftës.
“Jemi të ndarë në opinione, por duhet të jemi të bashkuar në fakte, por vendi ynë po përballet me një luftë që se kemi nisur ne, as nuk e ndajmë dot ne. As nuk e dimë se kur do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, me faturën e çmimit të naftës dhe me ndikimin në të gjitha çmimet. Ky është fakt.”, tha ai.


