Një ish-spiune ruse e quajtur Maria Butina pretendon se Rusia “nuk po bombardon civilët”. Në një intervistë për BBC ajo u shpreh se janë ukrainasit ata që po shkatërrojnë qytetet e tyre.
“Rusia nuk po bombardon civilët, trupat ushtarake ruse në fakt kanë korridore humanitare,” tha ish-spiunja, e cila theksoi se “në rajonin tim, ne ndihmuam njerëzit që evakuoheshin nga Donbasi.”
Kur BBC e pyeti nëse ajo po sugjeronte se Ukraina po bombardonte njerëzit e saj, Butina tha: “Shpresoj që jo … Shpresoj se askush në botë nuk mund të bombardojë popullsinë e vet.”
E besuara e Vladimir Putinit i tha BBC-së se “hebreu Volodymyr Zelensky është një ‘nazist’
Maria Butina është dënuar në vitin 2018 si agjente e huaj në SHBA.


