• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Dëshmia e “kasapit” grek në polici: Si e vrava familjen shqiptare në dhomën e gjumit
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Dëshmia e “kasapit” grek në polici: Si e vrava familjen shqiptare në dhomën e gjumit

9 March, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet një pjesë e dëshmisë që ka dhënë në polici 61-vjeçari grek i cili vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në qytetin Andradiva disa ditë më parë.

Shtypi grek raporton se 61-vjeçari ka thënë në polici që kishte shkuar te banesa e familjes Kocaj për të ushqyer qenin, por më pas u përlesh me ta.

“Nuk u ktheva në shtëpi për të kërkuar paratë, por për t’i dhënë ushqim dhe ujë qenit tim”, është shprehur ai, duke pretenduar se ishte telefonuar nga nëna e tij që banonte një kat më sipër familjes shqiptare, e cila i ishte ankuar se po i shkaktonin probleme.

“Shkova në shtëpinë e tyre dhe u konfliktuam. Gjatë sherrit ishim në dhomën e tyre të gjumit. Aty i qëllova. Ata i kishin mbyllur ujin dhe kishin fikur energjinë për nënë time të moshuar, e kishin lënë në errësirë. Atë ditë më mori duke qarë dhe më tha që ia kishin fikur dritat sërish. I telefonova dhe u përpoqa të normalizoja situatën. Por 32-vjeçari Armando Kloci më sulmoi verbalisht. Pastaj shkova të flisja nga afër. Konflikti verbal u kthye në përplasje mes të treve. Gjatë përleshjes ishin në dhomën e tyre të gjumit, i hodha në krevat dhe i qëllova”, ka thënë ai para hetuesve grekë.

Por, 61-vjeçari i cili ishte pronari i banesës ku qëndronte me qira familja shqiptare, nuk ka pranuar të tregoja përse vrau edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, 2 dhe 3 vjeç, të cilët i mbyti me duar. Ai thotë se “nuk e mban mend” çfarë ka ndodhur me fëmijët.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se kërkesa që kishte bërë për një ekspertizë psikiatrike për klientin e tij ishte refuzuar. 61-vjeçari u dërgua në burgun e Koridhalos.

Sipas raportimeve të shtypit grek, mes palëve ka patur mosmarrëveshje për qiranë e shtëpisë. Ndërsa babai i Armando Klocajt, në një intervistë ka thënë se pronari 61-vjeçar kërkonte t’i rriste qiranë ndryshe nga sa e kishin të përcaktuar në kontratë, gjë të cilën e refuzonte 32-vjeçari Armando Kloci dhe bashkëshortja e tij Maria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Rritja e çmimit të naftës, protestuesit para kryeministrisë bllokojnë rrugën
Previous article ANA E TURPSHME E NJË PUSHTUESI/ Rusia i pret në besë ukrainasit, nuk i zbaton armëpushimet kurrë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT