Rritja e çmimit të naftës, ka detyruar qytetarët që të përdorin mjete të tjera të transportit, kryesisht biçikletat.
Ndërsa pritet një protestë kundër rritjes stratosferike të çmimit të naftës, një qytetar është parë në rrugën e Kavajës, në Tiranë duke transportuar një çantë me anë të një triçikle.
Mesa duket ky qytetar do të marrë pjesë në protestë dhe ka zgjedhur formën më të mirë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe mospërballimin e kësaj kostoje.
Kujtojmë që çmimi i naftës në vendin tonë i ka kaluar 260 leke per liter.


