Prokuroria e Posaçme për Korrupsion (SPAK) i ka kthyer përgjigje kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka kallëzuar ish-kryeministrin Berisha dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.
Në përgjigjen e SPAK që mban firmën e kreut të këtij institucioni, Arben Kraja thuhet se ka një hetim për ish-kryeministrin Berisha.
Balla e ka paditur Berishën, familjarët e tij dhe Arben Imamin për aferën e CEZ-it, pasi sipas tij, veprimet e ish-kryeministrit i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.



