Almenia Karaj 16 vjeçe dhe i fejuari i saj Shkumbin Brati 20 vjeç ishin viktima të një aksidenti tragjik, ku ndërruan jetë edhe Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç dhe Rudina Haka 34 vjeçe.
Policia njoftoi dje se rreth orës 00:15 (në të gdhirë të së dielës) në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi. (Alfredi vetëm në makinë, të tjerët me Artanin).
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve, dy të rinjtë dhe Rudina Haka 34 vjeç. Mësohet se Shkumbin Brati bashkë me Almenia Karaj po ktheheshin nga një festë ku kishte përformuar edhe vetë 20-vjeçari.
“Nuk e besoja, mendoja se është ëndërr”/ Flet
Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” një mik i Shkumbinit, Endrit Baci, i cili tha se edhe ai do shkonte te ajo festë por që në moment të fundit ndryshoi plan.
“Isha i ftuar në atë festë dhe nuk shkova. Sapo isha nisur duke shkuar, më erdhi një telefonatë dhe nuk shkova. Festa ishte në Shën Kollë.
Pas festës do ktheheshin në shtëpi direkt. Shkumbini me të tjerët nuk ishin nisur për në Kukës. Po vinin në Tiranë, në shtëpi.
Më kishte bërë një tekst gati dhe kishim për të ikur te studio për të regjistruar. Paska qenë e shkruar mos të takoheshim. Ka qenë 2 e natës kur më thanë hajde shpejt në spital se ka vdekur Shkumbini dhe kolegu tjetër, nuk e besoja se thosha është ëndërr. Por për fat të keq nuk ishte ëndërr.
Nuk kam biseduar me ta kur ishin në festë. Artanin, Rudinën dhe dy të tjerët i njihja. Mund të ketë qenë me shpejtësi, por me sa kam dëgjuar ka pasur fajin shoferi tjetër.
Me alkoolin nuk e tepronim asnjëherë. Kur shkonim për muzikë, nuk na lejtonte pronari që të pinim fare. Mua nuk më kishte ftuar pronari, po shkoja për qejf. E atë natë më erdhi një telefonatë dhe nuk shkova.
Ai kishte ëndërr që të fejohej, të martohej e të realizonte dëshirat e tij. Ishte person shumë, shumë i mirë, e më ka ndihmuar direkt kur ia kam kërkuar”, tha miku i të ndjerit.


