Në Lushnje, Eriselda Sefa po shkon drejt zgjedhjes si kryetarja e re e Bashkisë së për 1 mandat 1-vjeçar, me 58.95% të votave, për t’u ndjekur nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe i fundit Lulzim Basha.
19849 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ me 10664 vota ose 31.67% dhe me vetëm 3628 vota ose vetëm 10.78% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste ka një rritje me 5.74% krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërkohë ka rënë Partia Demokratike e Lulzim Bashës, -26.81 % më pak vota se viti i kaluar.
Procesi i numërimit mendohet që të vijojë pa ndërprerje për të shpallur sa më shpejt rezultatin. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 35.96 %.


