Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pritet të dalë në një konferencë për mediat, ku do të bëjë publik edhe rezultatin përfundimtar për zgjedhjet në bashkinë e Vorës.
Rezultati në këtë bashki do të publikohet i pari dhe në kohë reale, pasi procesi i votimit u realizua elektronikisht.