• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Zelensky me lot në sy u bën thirrje rusëve: Mos i ndalni protestat, ta kapërcejmë të keqen
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zelensky me lot në sy u bën thirrje rusëve: Mos i ndalni protestat, ta kapërcejmë të keqen

6 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka lëshuar një thirrje për qytetarët e Rusisë, që të vazhdojnë protestat e tyre për të “kapërcyer të keqen”.

Në një fjalim të fortë, gati në lot, Zelensky tha se kjo nuk është një luftë vetëm për lirinë e një populli, por është dhe për lirinë e vetë rusëve.

“Kolegët dhe të afërmit tuaj duhet të jenë në gjendje t’ju dëgjojnë. Ne jemi ukrainas dhe duam paqe. Shtetas rusë. Kjo është lufta jo vetëm për paqen në Ukrainë. Kjo është lufta për lirinë tuaj për jetën tuaj. Nëse heshtni tani, atëherë në të ardhmen vetëm varfëria juaj do të flasë në emrin tuaj. Mos hesht.”- deklaroi Zelensky.

Presidenti theksoi gjithashtu se nga provat e grumbulluara nga ushtarët rus të zënë rob, rezulton që pushtimi i Ukrainës ka qenë i planifikuar me kohë.

“Ata që u kapën, qindra ushtarë dhe pilotë rusë që hidhnin bomba në qytetet tona, na treguan provat, pamë dokumente, prova si harta. Kjo nuk është një luftë e improvizuar. Është e qëllimshme,e paracaktuar. Ata e planifikuan këtë luftë shumë më parë.”- tha ai.

Presidenti rus, ndërkohë, ka thënë se sulmi do të ndalet vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Moskës do të përmbushen.

Sipas Kremlinit, Putini i tha presidentit turk Tajip Erdogan në një telefonatë të dielën se Rusia do të ndalonte operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina ndalonte luftimet dhe kërkesat e Moskës do të përmbusheshin.
Rusia është përfshirë nga nja valë e gjerë protestash që kur Putin urdhëroi sulmet ndaj Ukrainës, me popullin që e kundërshton këtë lëvizje dhe kërkon largimin e presidentit rus nga pozita e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA DRASTIKE E ÇMIMIT TË NAFTËS/ Rama: Është luftë, duhen shtrënguar dhëmbët
Previous article ZGJEDHJET/ U kallëzua në polici se ka rrahur me sende të forta komisionerin në Dibër, shpallet në kërkim një 40-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT