Për vrasjen e politikanit serb sot në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç,ka reaguar edhe ministri shqiptar për Diasporën,Pandeli Majko.
Përmes një postimi në facebook, Majko shkruan se vrasja e Ivanoviçit, favorizon ata që duan që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë të jenë në një krizë të thellë, për të mos favorizuar interesat e përbashkëta Europiane.
Ndërsa i ka bërë apel shtetit të Kosovës që ta nderojnë Ivanoviçin njëlloj sikur ai të ishte shtetasi i tyre.
Ja postimi i Majkos:
Vrasja e Oliver Ivanovicit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë. Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që mardhënia shqiptaro – serbe të jetë një krizë favorizuese e intresave joeuropiane.
Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.


