Qendra e votimit 1461/1, ku votoi edhe kryetarja aktuale e Bashkisë se Durrësit, Ermiriana Sako ka sërish probleme.
Gazetari i Panorama Mariglen Kume thotë se pajisjet nuk njohin shenjat e gishtërinjve të votuesve.
Kjo bën që për një person që shkon për të votuar, të duhet mbi 7 apo 8 minuta që të kalojë procesin e identifikimit elektronik.
Ndërkohë që numri i votuesve deri më tani, është vetëm 48, nga 564 që ka në total kjo qendër votimi, një numër ky shumë i ulët i pjesëmarrjes katër orë nga nisja e procesit.


