Jordania ka bërë të ditur se do të lejojë ukrainasit dhe familjarët e tyre që të hyjnë në vend për arsye humanitare duke shtuar se atyre do t’u jepet një qëndrim i përkohshëm.
Sipas Ministrisë së Jashtme jordaneze tha se kjo është “pjesë e masave që do të zbatohen përmes ministrisë në koordinim me autoritetet kompetente”.
Ndërsa ka shtuar se “po punohet me ambasadat jordaneze në Ankara dhe Moskë për të mbajtur kontakte intensive diplomatike me të gjitha palët e interesuara dhe organizatat ndërkombëtare për të nxitur sigurimin e korridoreve të sigurta për jordanezët në qytetet Sumy dhe Kharkov”, duke shtuar se atje nuk ka asnjë jordanez të regjistruar në qytetet Mariupol dhe Volnovakha.
Jordania ka thënë se deri më tani ka evakuuar 718 jordanezë në pikat kufitare midis Ukrainës dhe vendeve fqinje, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Petra.


