• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA/ Escobar: Forca jonë është bashkimi ynë. Putini zgjodhi luftën…
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Escobar: Forca jonë është bashkimi ynë. Putini zgjodhi luftën…

5 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Gabriel Escobar

Bota ka ndryshuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe forca e mbështetjes për Ukrainën gjatë ditëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Ne i bashkohemi thirrjes ndërkombëtare për të gjitha vendet, dhe veçanërisht ato në Europë, për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të refuzuar pa ekuivok pushtimin e paligjshëm nga Rusia të fqinjit të saj, Ukrainës. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëgjuar këtë thirrje. I përgëzoj ato për qëndrimin e tyre të vendosur krah Bashkimit Europian dhe botës së lirë.

Ne duhet ta vëmë Rusinë përpara përgjegjësisë dhe të ndihmojmë Ukrainën që të zmbrapsë forcat pushtuese përpara se mizoritë të shumëfishohen dhe konflikti të destabilizojë më tej Europën. Veprimet e bashkërenduara nga aleatët dhe partnerët kanë rritur me shpejtësi presionin mbi Vladimir Putin. Forcat ukrainase po ngadalësojnë pushtimin dhe po shkaktojnë viktima të konsiderueshme midis forcave ruse. Sanksionet tona e kanë shkëputur Rusinë nga sistemi financiar botëror dhe ekonomia ruse ka filluar të shpërthejë. Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do t’i kushtojë Rusisë shumë, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo strategjike. Populli rus meriton më shumë nga qeveria e tij sesa kostoja e stërmadhe që ka shkaktuar ky pushtim për të ardhmen e tyre. Por kur të shkruhet historia e kësaj epoke, ajo do të tregojë se zgjedhja e Putinit për të nisur një sulm të paprovokuar, të padrejtë dhe të paramenduar, e la Perëndimin më të bashkuar dhe Rusinë gjithnjë e më të dobët.

Njerëzit e këtij rajoni e njohin shumë mirë kërdinë që shkakton konflikti. Ne nuk duhet ta lejojmë Rusinë të përdorë luftën që ka zgjedhur të bëjë për të frenuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rusia nuk ka në mendje interesat më të mira për këto vende. Ekonomitë tuaja janë të lidhura me Europën. Partnerët dhe investitorët tuaj më të mëdhenj të tregtisë janë në Bashkimin Europian. Dhe e ardhmja juaj është në Europë, si anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian.
Ka ende shumë punë për t’u bërë këtu në Ballkanin Perëndimor. Punë për integrimin ekonomik të rajonit. Punë për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm dhe zgjidhje jetëgjata për mosmarrëveshjet e pazgjidhura. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për t’u siguruar që brezat e ardhshëm këtu në Ballkanin Perëndimor të jetojnë në vende të integruara plotësisht në Bashkimin Europian, në një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe. Shtetet e Bashkuara duan të jenë partneri juaj në këto përpjekje. Ne duhet ta përdorim këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ndalur veprimet që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë.

Liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë forca shumë më të fuqishme se frika dhe shtypja. Në garën midis demokracisë dhe autokracisë, midis sovranitetit dhe nënshtrimit, mos kini asnjë dyshim: do të mbizotërojë liria. Europa dhe Ballkani Perëndimor do të dalin edhe më të fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMËPUSHIMI NË DY QYTETE/ Zelensky bën thirrje: Kush mundet të qëndrojë dhe të luftojnë
Previous article ZYRTARE/ Lufta në Ukrainë, F1 “zjarr” ndaj Rusisë, përjashton Mazepin, largon edhe sponsorin

s.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT