• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KOLEGU IM U VRA”/ Ukrainasja në lot rrëfehet: Si po na mëson policia të prodhojmë molotov
Home
Nderkombetare

“KOLEGU IM U VRA”/ Ukrainasja në lot rrëfehet: Si po na mëson policia të prodhojmë molotov

3 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Oksana Ilysevych është një shtetase ukrainase që foli ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e sotme.

Ajo iu përgjigj një sërë pyetjesh nga gazetarja Eni Vasili, që nga përpjekjet për t’i shpëtuar luftës e deri tek paniku që ka përfshirë kombin

Vullnetare e ushtrisë ukrainase, çfarë bëni saktësisht?

Unë jam vullnetare për të ndihmuar qytetarët e tjerë në qytetet e rrezikuara për të gjetur akomodim ose që duan të kalojnë kufirin.

Si është gjendja e refugjatëve në Lviv? Sa mund ta kenë kaluar kufirin?

Unë i kam parë statistikat, por nuk i mbaj mend. Di që 80 mijë njerëz janë kthyer në Ukrainë gjatë luftës dhe janë bashkuar për të luftuar ose për të dhënë ndihmë. Njerëz që duan të kalojnë kufirin i duhet 2 orë që ta bëjnë këtë. Po përpiqemi të mbajmë panikun nën kontroll. Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga ushtria ruse, ne po rezistojmë prej 8 ditësh. Ne besojmë tek fitorja.

A ka prani të forcave ukrainase në Lviv?

Nuk i kemi parë. Nuk kemi parë ushtarë këtej.

Prodhoni molotovë artizanalë? Sa të tillë prodhoni e ku i dorëzoni?

Unë nuk i bëj, por ka të tjerë që po. Policia ukrainase i mëson qytetarëve se si t’i bëjë. Gjithashtu dhe të pastrehët mbledhin shishe plastike për të bërë molotov. E gjithë shoqëria është e angazhuar. Një kolege e imja u vra teksa përpiqej të largohej nga Kiev. Të gjithë ukrainasit kanë një urrejtje ndaj rusëve tani.

Si mendoni se do të shkojë?

Ende kam pak shpresë për të ardhmen. Sepse po e shikoni se sa ngadalë po lëviz ushtria ruse. Gjithashtu shpresoj që Bjellorusia nuk do bashkohet me këtë luftë. Kemi ende shpresë që Rusia të humbasë motivimin dhe të ndalojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KURUAR DERI NË DETAJE/ Rita Ora çmend rrjetin me fotot e fundit
Previous article PROFILI/ Kush është Roman Abramovich, oligarku rus që ngeli jetim 3 vjeç, nga shitës kukullash te miqësia me Putinin

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT