• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIRATOHET DEKLARATA/ Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dënon sulmet ruse në Ukrainë
Home
Rajon

MIRATOHET DEKLARATA/ Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dënon sulmet ruse në Ukrainë

3 March, 2022 s.autor Rajon

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten një deklaratë më të cilën dënohen sulmet ushtarake ruse kundër Ukrainës.

Për deklaratën votuan 100 deputetë, kurse tre ishin kundër; dy deputetët e partisë “E Majta” dhe një deputet i Partisë Demokratike Serbe.

Deklarata ishte propozuar nga Partia Liberal-Demokrate, Ripërtëritja Demokratike dhe deputetet, Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin.

Deputetja Zajkova, e veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, tha se “çmimi i luftërave gjatë historisë po paguhet nga njerëz të pafajshëm”.

“Kuvendi, si institucioni më i lartë në një demokraci parlamentare, nuk duhet të qëndrojë i heshtur ndaj zhvillimeve dhe duhet të dënojë urgjentisht agresionin ushtarak që po ndodh në zemër të Evropës dhe të shprehë një angazhim të qartë për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në diplomaci ka një rregull që çdo heshtje është pëlqim apo miratim, ndaj nuk guxojmë të heshtim”, tha Zajkova.

“Asnjë lot apo traumë e fëmijës nuk do të falet. Lufta gjithmonë sjell vetëm shkatërrim dhe vdekje. Edhe motivet më mirënjohëse, të mbuluara me gjak, janë thjesht ambicie hipokrite, të padenja për botën e qytetëruar”, tha deputetja, Maja Moraçanin.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski tha se dënon sulmin rus ndaj Ukrainës.

“E drejta e Ukrainës që të zhvillojë politikën e saj të jashtme është parim që duhet të respektohet, por kjo duhet të vlejë edhe në rastin e Maqedonisë (së Veriut) që ka kontest me Bullgarisë. Pra, edhe liderët tanë shtetërorë duhet të punojnë që edhe ne të kemi politikën tonë të jashtme, pa ndikime nga shtetet tjera”, ka deklaruar Milloshoski.

Deputeti i Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoilkoviq deklaratën e quajti “hipokrizi të politikanëve”.

Ai tha se beson se në këtë situatë duhet të jetë i qetë, i përmbajtur dhe i kujdesshëm, pasi siç tha ai, “disa gjëra nuk harrohen kurrë”.

Maqedonia e Veriut u është bashkuar edhe sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, duke ndërprerë të gjitha fluturimet nga Moska ndërsa janë ndërmarrë edhe masa tjera për bllokimin e transaksioneve financiare të kompanive dhe afaristëve rusë.

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë si “kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENTET NË TAPETIN E KUQ/ Kush janë yjet e "Hollywood"-it që kaluan situata të pakëndëshme gjatë parakalimit
Previous article SULMI/ Presidenti i KE: Vendosja e zonës së ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë mund të shpie drejt Luftës së Tretë Botërore

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT