Ditën e sotme, në qytetin e Chernihiv janë regjistruar një sërë sulmesh me raketa nga ushtria ruse.
Shërbimi i Emergjencave në Ukrainë, konfirmoi se kanë vdekur të paktën 33 qytetarë.
Sipas tyre, ushtria ruse ka goditur me raketa ndërtesat e banimit në qytetin verior të Ukrainës.
Një prej këtyre sulmeve është kapur edhe në kamera nga një qytetar. Në videon e publikuar nga The Guardian, shihet teksa një qytetar po filmon nga makina e tij.
Në këtë moment, një raketë ruse ka goditur një prej godinave. Shërbimi i Emergjencave njofton se nga sulmet e kësaj të enjte, janë plagosur qindra qytetarë.


