• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËM 22 SEKONDA/ Publikohet VIDEO kur autori i maskuar qëllon me armë Emiljano Ramazanin
Home
Aktualitet
Kronikë

VETËM 22 SEKONDA/ Publikohet VIDEO kur autori i maskuar qëllon me armë Emiljano Ramazanin

3 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni ‘Në Shënjestër’ në News24 ka publikuar pamje të patransmetuara më parë nga vrasja e Emiljano Ramazanit. Dikur i njohur si qyteti i Luleve dhe Portokalleve, Elbasani, vitet e fundit është kthyer në qytetin e nënave dhe vejushave të veshura me të zeza. Ku hija e krimit shëtit lirshëm në qytetin, që sot konsiderohet si një si nga një nga kryqëzimet më të rëndësishme të kalimit të drogës. Influencë që e ka kthyer këtë qytet edhe në skenën e preferuar të përgjakur të bandave rivale që tashmë qëllojnë pa mëshirë ndaj njëra-tjetrës. Çka e ka kthyer këtë qytet në Palermon e Shqipërisë. Ku tashmë bandat që kanë kapur qytetin, veprojnë fuqishëm edhe në tregun evropian të lëndëve narkotike. Duke lënë edhe atje të vrarët e tyre. Terror, i cili në vitet e fundit ka shënuar me dhjetëra të vrarë në atentate.

Midis tyre, jo vetëm avokatë dhe njerëz të lidhur me politikën, por edhe banditë dhe krerë lokalë të krimit të organizuar. Një ndër këto vrasje, që do të ishte vetëm një hallkë e zinxhirit të atyre që i kishin paraprirë dhe që do të pasonin ngjarjet kriminale në këtë qytet, ishte edhe ajo e Emiljano Ramazanit. Një eksponent i dalluar i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Personazh, që do të jetë edhe në qendër të këtij dokumentari, ku vrasja e tij do të na krijojë një panoramë më të qartë të asaj se çfarë ndodh në qytetin e Elbasanit, dhe se si bandat që veprojnë në këtë qytet janë të lidhura ngushtësisht me narkotrafikun në shtete të ndryshme të Evropës.

Minuta e dyte

Emiljano Ramazani, u qëllua për vdekje, më 20 korrik 2020, vetëm pak sekonda pasi ishte ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan. Siç shikohet edhe nga pamjet që transmetohen për herë të parë nga emisioni ‘Në shënjestër’, makina e drejtuar nga viktima shfaqet në hyrje të objektit në orën 16.45 minuta e 36 sekonda. Vetëm 23 sekonda më pas, në orën 16.45 minuta e 57 sekonda, po nga i njëjti kënd filmimi, pas makinës së drejtuar nga Ramazani, në ndjekje, vihet në këmbë një person në dukje i ri, i veshur me të zeza, me kapele në kokë. Që rend drejt sheshpushimit. I cili shquhet teksa mban duart në xhepa. Vetëm pak sekonda, pasi Emiljano Ramazani ndalon makinën e tij në sheshpushimin e pallatit, një tjetër kënd i kamerave të sigurisë, na mundëson skenën e plotë të krimit. Ku siç shikohet, në orën 16.46 minuta e 10 sekonda, autori, pasi afrohet dhe sigurohet që objektivi është ende në makinë, qëllon drejt tij pa mëshirë në distancë të afërt nga xhami i parmë i pasagjerit.

Duke e lënë të vdekur në vend Emiljano Ramazanin, që nuk pati asnjë mundësi t’i shpëtonte plagëve të shumta të marra. Ku i gjithë aksioni për eliminimin e tij zgjat vetëm 22 sekonda. Ky nga një tjetër kënd, edhe më i qartë, tregon se si autori mundi të neutralizojë viktimën.
Nga ku dallohet që autori mban një maskë tekstile mbi hundë, me qëllim për të fshehur sytë të cilët mbrohen nga streha e ulët e kapeles. Autor, i cili largohet më pas nga i njëjti drejtim nga ku edhe erdhi.

Dhe ku siç konstatohet edhe nga një tjetër pamje filmike e siguruar po nga emisioni ‘Në shënjestër’, në ndihmë i vjen një makinë, që e largon nga vendi i krimit. E njëjta makinë me të cilën autori kishte dalë në pritje të viktimës së tij. Automjet, që siç shihet edhe ne këtë pamje, ka pritur në rrugën kryesore, në hyrje të bllokut të pallateve ku jetonte Emiljano Ramazani, për afro një orë. Derisa ky i fundit shfaqet përpara tyre dhe merr kthesën për në objekt. Momenti kur siç shikohet, ekzekutori del nga makina e tij dhe vrapon me dorën te pistoleta drejt automjetit të viktimës së tij. Një atentat në dukje i mirëkoordinuar, vetëm pak minuta pasi objektivi i shënjestrës kishte lënë palestrën ku stërvitej.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR GODITJE PËR PUTIN/ Shkencëtarët rusë dalin hapur kundër sulmit mbi Ukrainën: Të ndalet menjëherë lufta
Previous article LUFTA/ Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse në zonat në veri të Kievit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT