Manjatët rusë kanë bërë thirrje për sigurinë e tyre private pasi i druhen një hakmarrjeje ndaj pasurive të tyre pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi si shkak i pushtimit të Ukrainës nga Moska. Ata i druhen një hakmarrje që mund të dëmtojë super-jahtet dhe vilat e tyre luksoze në Mallorca. Nga ana e saj policia ka rritur patrullimet në portet e ishullit spanjoll për të shmangur vandalët e mundshëm.
Oligarkët rusë me varka, biznese dhe vila në Majorka shprehën shqetësimet e tyre pas tentativës për fundosjen e mega jahtit “Lady Anastasia” nga kryeinxhinieri ukrainas ditën e shtunë, shkruan Daily Mail.
55 vjeçari Taras Ostapchuk, kishte hapur valvulat duke lejuar që uji të vërshonte, ndërsa mega jahti – në pronësi të Alexander Mijeev – ishte ankoruar në Port Adriano.
Taras tha se ai veproi për hakmarrje pasi pa ushtrinë ruse duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar ndërtesat e tyre në Kiev.
Shefi i tij dhe pronari i jahtit Mijeev është ish-kreu i Korporatës Ruse të Helikopterëve, i cili mori përsipër furnizuesin shtetëror të armëve Rostec gjashtë vjet më parë.


