Mediat kanë publikuar pamjet tronditëse të familjeve ukrainase të cilat kanë zgjedhur të strehohen në tunelet e metrove të kryeqytetit.
Familje të shumta ukrainase shfaqen të mbështjella me batanije dhe veshje të trasha për shkak edhe të temperaturave të ulëta. Mediat raportojnë se janë rreth 15 mijë persona që janë zhvendosur në këto vendstrehim, për t’i shpëtuar bombardimeve ruse.
Në stacionin Dorohozhychi – vetëm pak metra larg kullës televizive që u sulmua të martën – dhjetëra familje kanë kaluar natën.







