• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ “Serbia mund të sulmojë Kosovën”! Letra urgjente për BE-në dhe NATO-n
Home
Botë

E FUNDIT/ “Serbia mund të sulmojë Kosovën”! Letra urgjente për BE-në dhe NATO-n

2 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë

Konflikti mund të përhapet në Ballkan dhe Kosova mbetet më e rrezikuara.

Ish-Përfaqësuesit e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Christian Schwarz-Schilling dhe Valentin Inzko i kanë dërguar një thirrje urgjente liderëve të BE-së dhe NATO-s për ta mbrojtur Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti Bosnje e Hercegovinën nga një skenar i ngjashëm me atë të Ukrainës, meqë thonë se skenari për ndarjen e Bosnje e Hercegovinës është ende i gjallë, shkruan Dnevno.hr.

Ata i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe presidenti serb, Aleksander Vucic mund të përfitojnë nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe të provokojnë incidente apo mbase edhe një luftë të re në Bosnje e Kosovë.

“Serbia dhe Republika Srpska nuk i kanë arritur qëllimet e tyre nga vitet 1990-ta. Përveç kësaj, ata ushqejnë marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë. Prandaj, ne kemi frikë se agresioni aktual kundër Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, thuhet në një letër të përbashkët të cituar nga Deutsche Welle.

Si zgjidhje më të mirë, ata sugjerojnë pranimin e Bosnje e Hercegovinës në BE sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke vënë në dukje se ky është një lloj edhe detyrimi moral marr parasysh zhvillimet e viteve 90-ta.

Siç theksojnë Inzko dhe Schwarz-Schilling, ata besojnë se plani i Dodikut për shkëputjen e “Republika Srpskas” është ende i gjallë në kokën e Dodikut, pavarësisht se ai nuk flet për këtë tani dhe Rusia e Serbia theksojnë se mbështesin sovranitetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Prandaj, ata i bënë thirrje NATO-s dhe Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg që të japin garanci të forta për popullin e Bosnje e Hercegovinës se ata nuk do të mbeten të bllokuar, siç kishte ndodhur 30 vjet më parë.

Schilling dhe Inzko thonë se duhet ndërmarrë hapat e nevojshëm për të parandaluar kërcënimet ndaj ekzistencës së Bosnje e Hercegovinës, duke filluar me vendosjen e trupave të NATO-së dhe EUFOR-it në Brcko, kufirin mes Bosnje e Herecegovinës dhe Serbisë.

“Askush nuk e di se cilat janë qëllimet e Putinit. Kjo është arsyeja pse ju kërkojmë të bëni gjithçka në fuqinë tuaj për të mbrojtur BeH.Qytetarët e saj duhet të marrin garanci nga NATO në rast se lufta përhapet në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Inzko.

Për Serbinë, Schwarz-Schilling dhe Inzko thonë se qëndrimi ndaj krizës në Ukrainë, tregon se Serbia nuk e meriton as anëtarësimin në BE sepse refuzon të ndjekë politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe të vendosë sanksione.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG "MBULON NE AR" MBAPPE! Klubi i ofron kontratën më të madhe në historinë e futbollit
Previous article REAGIMI/ Rama: Përgjigje për politikanët dhe analistët në lidhje me ndihmën e Shqipërisë për Ukrainën

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT