Një 61-vjeçare, banuese në Elbasan është bërë për spital pasi u godit me sende të forta nga një person. Ngjarja që për pak mund të përfundonte në tragjedi, ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e dyqanit në pronësi të saj. Autori tha policia është shtetasi I. K., 39 vjeç.
Sipas bluve të Elbasanit, gjithçka nisi si një konflikt për motive të dobëta. Autori e ka kanosur biznesmenen dhe e ka goditur atë me sende të forta.
Gjithashtu ka thyer xhamat e dyqanit në pronësi të kësaj shtetaseje, në bashkëpunim me djalin e tij të mitur 15-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin I. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasen D. N., 61 vjeçe, banuese në Elbasan.
Gjithashtu ka thyer xhamat e dyqanit në pronësi të kësaj shtetaseje, në bashkëpunim me djalin e tij të mitur 15-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë.


