Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç këtë të mërkurë ka konfimruar qëndrimin e palëkundur të Serbisë në mbështetje të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Daçiç në deklaratën e tij ka thënë se ato nuk mund t’i vendosin sanksione Rusisë, vendit që e mbështet Serbinë.
“Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, ka thënë ai.
Kreyparlamentari serb ka deklaruar se Serbia nuk ka interes të ndjekë politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se “ata që kërkojnë nga Serbia t’i vendosë sanksionet Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”.
Ndër të tjera në intervistën e tij për mediat ai ka theksuar se Serbia tani është në një situatë kur prej saj pritet të mbajë anën e dikujt, kurse secili niset nga interesat e veta, ndaj është e logjikshme që edhe Serbia të shkojë nga interesat e saj.
“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por është detyrimi ynë që gradualisht ta harmonizojmë politikën tonë të jashtme me Brukselin. A do të na thonë që ne do të hyjmë nesër në BE që të harmonizojmë politikën tonë sot. Jo, thonë se kjo do të ndodhë për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas 5, 10 apo 20 vitesh”, është shprehur ai.


