• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KY ËSHTË TERRORIZËM…”/ Presidenti i KE flet me tone të ashpra: Rusi ndalo luftën, shkoni në shtëpi
Home
Nderkombetare

“KY ËSHTË TERRORIZËM…”/ Presidenti i KE flet me tone të ashpra: Rusi ndalo luftën, shkoni në shtëpi

1 March, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare, Politikë

“Rusi ndalo luftën, shkoni në shtëpi dhe dialogojmë”, me këto apel iu drejtua sot Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel presidentit rus në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian.

Ndërsa shprehu mbështetjen ndaj Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas, Michel u shpreh se Vladimir Putin nisi një agresion të pajusfitikuar bazuar në gënjeshtra dhe e bëri për një arsye, sepse Zelensky zgjodhi demokracinë dhe lirinë.

“Fjalët që ju shprehët na godasin thellë në zemër dhe tregojnë sa serioze është vërtetë situata. Kjo sfidë është serioze dhe vendimet që duhet të marrim janë serioze.

Putin nisi një agresion të pajustifikuar bazuar në gënjeshtra dhe e bëri për një arsye, sepse ju Zelensky bëtë zgjedhjen e demokracisë dhe lirisë. Nuk është vetëm Ukraina në sulm, ligji ndërkombëtar, demokracia dinjiteti njerëzor janë gjithashtu në sulm. Ky është terrorizëm gjeopolitik.

Ne duhet të mbështesim Ukrainën, të mbrojmë paqen demokracinë dhe zonja e zotërinj, të gjithë jemi të bashkuar dhe po punojmë me G7 dhe OKB e shumë vende po bashkohen në një koalicion antiluftë, me një
Rusi ndalo luftën, shkoni në shtëpi dhe të dialogjmë! Po vendosim presion maksimal, jemi këtu të mbështesim popullin e ukrainës. Është detyra jonë, për t’i bërë ballë këtij momenti historik.

Ne premtuam se do veprojmë shpejt. Jemi përgjigjur me sanksione të menjëhershme. Duke bllokuar edhe transaksionet financiare. Duhet të jemi të ndershëm, këto sanksione kanë edhe një kosto mbi ne.
Të dashur kolegë, duke mbështetur Ukrainën e duke mobilizuar resurset tona financiare, jemi rreshtuar në kufi me ukrainën për ti treguar solidaritet ukrainës. Solidaritet tregohet edhe me anë të resurseve mbrojtëse ushtarake.

BE të njohë zyrtarisht kërkesën e Ukrainës si një vend kandidat për anëtarësim. E dimë që do të jetë e vështirë, e dimë që ka shumë faza dhe mbi këtë Këshilli i Evropës do duhet të shohë seriozisht kërkesën simbolike, legjitime dhe politike të bërë nga Presidenti i Ukrainës. ne duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura në mënyrë të qartë e të vendosur. Kur kjo luftë filloi, Putin mendoi se do të thyente BE, por ai e pati gabim. Sipas gjasave, ai mendoi se do të përballej, kur nisi këtë aksion, mendoi se do ta merrte Ukrainën shumë lehtësisht, por e pati gabim, pasi populli ukrainas tregoi rezistencë.

Putin mendoi se duke nisur luftën, ai do t’i jepte goditje vdekjeprurëse vlerave tona, por ai e ka gabim. Gjenerali De Gol tha më 1961 se cdo tërheqje i jep më shumë zemër agresorit. Fuqitë Perëndimore mund t’i shërbejnë paqes në botë, duke u ngritur kundër agresionit. Ky është pozicioni, që ne duhet të qëndrojmë të palëkundur. Duhet të shohim presidentin Zelensky si një mishërim të stabilitetit dhe mbrojtësit të vlerave evropiane.” u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI ME RAKETË NË "ZEMËR" TË KHARKIVIT/ Knfirmohen 10 viktima, dhjetëra persona nxirren të gjallë nga rrënojat
Previous article NEGOCIATAT PËR PAQEN/ Burimet ukrainase: Raundi i dytë i bisedimeve me Rusinë mund të zhvillohet nesër

s.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT