Mastercard deklaroi se ka bllokuar transaksione të shumta nga porta e saj e pagesave si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Lajmi vjen pasi SHBA, së bashku me BE-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, thanë se do të ndërmarrin veprime kundër Rusisë duke mbyllur bankat ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe duke parandaluar bankën qendrore të Rusisë të vendosë rezervat e saj valutore për të zbutur ndikimin e sanksioneve.
Kjo e fundit për t’i paraprirë krizës ekonomike në vend, rrini normën e interesit nga 9.5% në 20%.


