Zyrtarët ukrainas sapo kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm artilerie ruse në bazën e tyre ushtarake të dielën.
Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.
Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter një homazh për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”. Parlamenti tha se ata u vranë nga raketat.


