• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ 10 hartat që shpjegojnë pushtimin rus në Ukrainë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ 10 hartat që shpjegojnë pushtimin rus në Ukrainë

28 February, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Në agim të 24 shkurtit, Vladimir Putin dha urdhrin për të pushtuar Ukrainën. Vendimi erdhi menjëherë pas njohjes zyrtare të republikave separatiste të Donbasit në territorin ukrainas, Donetsk dhe Lugansk. Pak pas nisjes së sulmit u duk qartë që Moska nuk kishte qëllim një sulm të kufizuar në sigurimin e kontrollit të rajoneve të diskutueshme të Ukrainës lindore. Sipas burimeve të inteligjencës ukrainase, strategjia afatshkurtër e presidentit rus është të detyrojë qeverinë e Zelenskyt të dorëzohet dhe ushtria e tij të pushtojë Ukrainën. Ndërsa në afatgjatë, qëllimi mund të jetë ndarja e Ukrainës në lindje dhe perëndim, përgjatë lumit Dnieper, siç ishte dikur Gjermania.

  • foto galeri

Në 24 shkurt shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qytetet e mëdha të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin. Trupat ruse avancuan nga Jugu, Lindja dhe Veriu. Aktualisht trupat ruse kanë avancuar në Kiev, Kharkiv , Chernobil , Lugansk e Donetsk.

Harta 2

Fronti Perëndimor u vendos ne levizje: Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 8500 njësi në kufijtë me Ukrainën, ndërsa anëtarët e NATO-s kanë dërguar avionë dhe anije luftarake në Evropën Lindore dhe Detin e Zi. Moska mund të llogarisë një ushtri prej 150 mijë deri në 190 mijë njësi të vendosura në një perimeter me Ukrainën, që shkon nga veriu në jug-lindje.

Harta 6

 

Harta 7

Agjencia e OKB-së për Refugjatët konfirmoi se të paktën 370 mijë ukrainas tashmë kanë ikur nga vendi i tyre dhe janë drejtuar kryesisht në Poloni dhe vende të tjera fqinje, Moldavi, Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Bëhet fjalë kryesisht për gra, fëmijë dhe të moshuar. Burrat e moshës ushtarake nga 18 deri në 60 vjeç, respektuan ndalimin e vendosur nga Presidenti Zelensky, i cili u kërkoi të qëndronin dhe të luftonin. UNHCR vlerëson se nëse situata përkeqësohet më tej, eksodi nga vendi mund të shkojë deri në 4 milionë njerëz.

Harta 3

Rreth 36% e gazit të importuar nga BE vjen nga Moska. “Varësia” nga Moska është një fakt strukturor dhe gjeografik, pasi transportimi i gazit me tubacion nga një vend që ndodhet pranë BE-së është shumë më e lehtë dhe më e lirë.

 

Harta 8

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, edhe Ukraina fitoi pavarësinë. Pas pavarësisë, marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit ishin të trazuara dhe të pasigurta, për shkak të një alternimi midis qeverive më pro-ruse dhe të tjerave më afër Perëndimit. Për shumë njerëz, vendi në fakt konsiderohet si”djepi” i kulturës moderne ruse. Pozicioni i Ukrainës midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë do të thotë se konflikti ka vlera që shkojnë shumë përtej përkeqësimit të ndarjeve të brendshme të vendit. Në vitet e fundit, Ukraina ka marrë mbështetje ushtarake nga fronti perëndimor (2.7 miliardë dollarë ndihmë që nga viti 2014), duke ringjallur shqetësimet ruse për afrimin e saj të mëtejshëm me NATO-n. Për më tepër, nje sondazh i fundit i kryer në mesin e popullsisë ukrainase zbuloi se 54% do të donin të anëtarësoheshin në NATO.

Harta 4

 

Harta 5
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E PESTË E LUFTËS/ Çfarë po ndodh në Ukrainë. Nga vrasjet deri tek sanksionet ndaj Rusisë
Previous article SFIDA DERBI NDAJ INTER PËR COPPA ITALIA/ Piol: Javë e rëndësishme, por nuk vendos fatin tonë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT