• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEPINI FUND LUFTËS”/ Qytetarë ukrainas e shqiptarë në protestë përballë ambasadës ruse në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

“JEPINI FUND LUFTËS”/ Qytetarë ukrainas e shqiptarë në protestë përballë ambasadës ruse në Tiranë

27 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur përballë ambasadës ruse, pasditen e së dielës në Tiranë për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Gazetarja Leontina Nika bën të ditur se përballë ambienteve të ambasadës u vendosën një numër i madh shtetasish nga Ukraina që jetojnë në vendin tonë, por solidaritet kanë treguar edhe qytetarë shqiptarë.

Në krye të protestës qëndron ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov.

Protestuesit kanë valvituar një flamur gjigant ukrainas përpara ambasadës ndërsa në duar mbajnë edhe pankarta në të cilat janë shkruar mesazhe si “Jepini fund luftës, përpara se ajo t’u japë fund juve.”

Protestuesit bëjnë thirrje “stop luftës, dhe poshtë diktatori”, duke iu referuar liderit rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, sa i përket situatës në zonën e lutës, CNN raporton se mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohen bisedime të hënën.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin është shprehur se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.

 “Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, bëri të ditur zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky.

 “Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Japonia do të “ngrijë” asetet financiare të Putin dhe “kokave” të qeverisë
Previous article PROTESTA KUNDËR LUFTËS NË UKRAINË/ Qindra të arrestuar në Rusi

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT