• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Ekspertët: Zelenski ka fituar respektin e ukrainasve dhe të botës
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Ekspertët: Zelenski ka fituar respektin e ukrainasve dhe të botës

27 February, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po dërgojnë ndihma ushtarake shtesë në Ukrainë, duke përfshirë armë kundër tankeve dhe të mbrojtjes ajrore. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  iu lut botës që të ndihmojë popullin e tij t’i rezistojë sulmit rus në shkallë të gjerë, duke thënë se mbrojtja e Kievit është e domosdoshme.

Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, autoritetet shpallën gjendjen e shtetrrethimit deri të hënën në mëngjes pasi forcat ruse hynë në qytet. Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensk u përpoq të siguronte popullin e tij se ai ndodhej në Kiev dhe u kërkoi atyre të qëndronin në vend dhe t’i rezistonin sulmit rus.

“Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.”

Presidenti Zelenski ka bashkuar ukrainasit tha për Zërin e Amerikës ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor.

Ai po angazhohet dhe po reziston, duke udhëhequr vendin e tij. Njerëzit po e mbështesin atë, përfshirë udhëheqësit e opozitës, shoqërinë civile, dhe padyshim ushtrinë, e cila është krenare që po drejtohet nga ai.”

Ndërkohë, qindra protestues kundër luftës u arrestuan të shtunën në Jekaterinburg dhe qytete të tjera ruse.

Kjo tregon se presidenti rus Vladimir Putin po humb luftën në aspektin e informacionit publik, tha për Zërin e Amerikës Bill Browder nga Fushata Globale Magnitsky për Drejtësi.

“Tani, të gjitha vendet kryesore kanë vendosur sanksione ndaj Putinit dhe njerëzit në Rusi nuk janë të lumtur për këtë. Në Rusi po zhvillohen protesta. Të gjithë mbrojtësit e zotit Putin në në Perëndim, njerëzit që ai i ka paguar, po e braktisin atë. Ai është plotësisht i izoluar tani, madje edhe partneri i tij, Kina po përpiqet të distancohet prej tij.”

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 350 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për ta ndihmuar Kievin të mbrojë sovranitetin e tij. Ambasadori Taylor e përshëndeti masën.

“Këto janë edhe 350 milionë dollarë të tjera në jelekë antiplumb, të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit që po luftojnë me armë kundër tankeve dhe ato të mbrojtjes ajrore, “Javelin” dhe Stingers.”

Zyrtarët e Pentagonit thonë se deri më tani, Ukraina po lufton më fort nga sa kishte parashikuar Rusia./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Rama vlerëson Zelenskin si një nga liderët më të mëdhenj të shekullit të 21: Nuk e kisha menduar kurrë që…
Previous article "U PËRVËLOFSHI NË FERR..."/ Banorët e një qyteti ukrainas zëvendësojnë tabelat e vendbanimeve me mbishkrimet

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT