“Kokaina” dhe “Nënënëmënë” nuk gjenden më në kanalin e “On Records” në Youtube pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Mozzik dhe Getinjon. Ky është rasti më i fundit, por shkëputje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në muzikën shqiptare.
Ledri Vula ishte fillimisht pjesë e label-it “Babarecords” që më vonë mori emrin “Babastars”. Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012-ën bëri mjaft bujë, jo vetëm për shkëputjen e papritur, por edhe për konfliktin fizik me ish-të fejuarin e Dafina Zeqirit. Për pak kohë ai qëndroi jashtë muzikës, për t’u rikthyer me “100 probleme” dhe bashkëpunime të tjera si Ledri Vula dhe jo më si “Skillz”.
Intervista e Encës në “Prive” në lidhje me kontratën e “Universal Music”, duket se e inatosi jo pak Noizy-n. Përmes një deklarate në instagram, ai e përjashtoi atë nga OTR. Më vonë nuk vonoi as kundërpërgjigjja e Encës ku saktësonte se ishte selfmade. Dikur të pandashëm, si King dhe Queen që e cilësonin veten, sot dyshja nuk ka më komunikim.
Era Istrefi dhe Faton Shoshi ishin të pandashëm, që nga hiti “Bonbon” deri tek kontrata me “Ultra Music”. Kontrata e tyre si menaxher-këngëtare nuk u rinovua dhe duket se i kanë ndërprerë rrugët. Sipas tij, Era duhet të ndjekë të njëjtin stil me të cilin u bë e famshme.
Ronela Hajati njoftoi në 2015-ën publikimin e këngës “Tiger”, por studioja e menaxhimit “Max Production” vendosi të mos e publikojë këngën pa dhënë asnjë shpjegim. Ajo u largua nga studioja, e cila e menaxhonte që në fillim të karrierës.
“Më është thënë troç, nuk ta publikoj këngën”, citoi këngëtarja në emisionin “Oktapod”.
Kërkojnë për më mirë? Kanë nevojë për ndryshim apo konflikte personale, kjo mbetet e paqartë për publikun, por e rëndësishme është të vazhdojnë të bëjnë muzikë të mirë.





