• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET VENDIMI I GJYKATËS/ Lefter Koka në burg për të rregulluar imazhin e drejtësisë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET VENDIMI I GJYKATËS/ Lefter Koka në burg për të rregulluar imazhin e drejtësisë

26 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Kjo është hera e tretë që Koka kërkonte një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, pas këshillimit në Dhomën e Këshillimit.

Ajo që vihet në re në arsyetimin e vendimit gjyqtari Erjon Bani e la në masën e sigurisë arrest me burg ish-ministrin, jo se ai paraqiste rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo mund të prishte provat e hetimit, siç kërkohet nga ligji për vendime të tilla të ndërmjetme, por për imazhin e institucioneve shqiptare përballë ndërkombëtarëve(!)

 

 

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg

Sipas vendimit të zbardhur të gjykatës, Lefter Koka u la në burg nga gjyqtari Bani për të përmirësuar imazhin e drejtësisë në opinionin publik.

Ky arsyetim i gjyqtarit bën për të qeshur edhe studentët e vitit të parë në Fakultetin e Drejtësisë, apo ata me njohuri minimale juridike.

Vendimi i arsyetuar, përveçse është alogjik juridikisht është edhe i paqartë nga ana gjuhësore, me fjalë që përsëriten shpesh brenda fjalive dhe shpesh pa kuptim dhe pa një rrjedhë logjike të qartë.

A është shkruar enkas ky vendim në këtë formë, apo është tregues ‘i kapacitetit’ të gjyqtarit, kjo nuk dihet.

Por çfarë thotë konkretisht gjyqtari Bani në vendimin, ku lë në fuqi arrestin me burg për Lefter Kokën?

“Në kërkesën lidhur me llojin e masës së sigurimit që kërkohet të caktohet, gjykata mban parasysh proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë specifike të nevojave të sigurimit në rastin konkret me llojin e masës së sigurimit në raport edhe me kategorinë e veprave penale që dyshohet se janë kryer!!!”, thotë gjyqtari Bani.

 640 0 5 1645823710

Se çfarë ka dashur që të thotë gjyqtari me pjesën “proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë specifike” nuk qartësohet as në rreshtat në vazhdim. Çudia vazhdon pas kësaj fjalie, ku gjyqtari merr përsipër që të rregullojë namuzin e drejtësisë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar, duke lënë ish-ministrin Koka në burg.

“Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë ai.

Komediciteti i vendimit bëhet edhe më i theksuar në vazhdim, kur gjyqtari Bani flet se si drejtësia ka prishur imazhin e vendit dhe klimën e biznesit dhe merr përsipër që ta rregullojë këtë klimë e imazh po duke lënë Lefter Kokën në burg.

“Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private”, thotë ai.

Arsyetimi vijon edhe më i turbullt, kur gjyqtari thotë se “për të gjitha këto arsye nevojat e parandalimit të përgjithshëm dhe të posaçëm për këtë vepër kategori të veprave penale janë të larta”./voxnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E TRETË E LUFTËS/ PAMJET e trishta nga Kievi, askush nuk ndihet më i sigurt
Previous article E GJIHË BOTA "NJË"/ Qytetet vishen me ngjyrat e flamurit ukrainas, solidariteti na bashkon

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT