• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GODTJA E RADHËS PËR VLADIMIR PUTIN/ Johnson bën thirrje që Rusisë t’i bllokohet qasja në sistemin SWIFT
Home
Nderkombetare

GODTJA E RADHËS PËR VLADIMIR PUTIN/ Johnson bën thirrje që Rusisë t’i bllokohet qasja në sistemin SWIFT

26 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund përfshirjes së Rusisë në SWIFT, shërbimi i sigurt i mesazheve që lehtëson pagesat midis 11 mijë institucioneve financiare në 200 vende, në një akt mbështetjeje ndaj Ukrainës.

“Ne po bëjmë thirrje për t’i dhënë fund përfshirjes ruse në SWIFT”, tha një përditësim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, të cilin Boris Johnson e publikoi në Twitter.

Bashkimi Evropian është i ndarë në lidhje me kërkesën ukrainase që ky shërbim t’i ndalohet Rusisë.

Në një video-mesazh për ukrainasit më herët të shtunën, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky tha se shumica e anëtarëve të BE-së tani mbështesin vendosjen e sanksionit të ri, por i bëri thirrje Gjermanisë dhe Hungarisë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ukraina bëri thirrje që Rusia të hiqet nga SWIFT pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një pushtim të enjten. Thirrja nga Kievi u mbështet nga Lituania, Estonia, Letonia, Qipro dhe Mbretëria e Bashkuar, por vendet e tjera evropiane rezistuan.

Kancelari gjerman Olaf Scholz është vënë nën kritika për mos mbështetjen e masës, për të cilën qeveria tha se do të kërkonte përgatitje të kujdesshme.

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte shumë më të vështirë për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURQIA KRAH UKRAINËS/ Zelensky: Erdogan ka bllokuar kalimin e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi
Previous article INTER U-19/ Një shqiptar bën “bomberin”, 18-vjeçari gjen rrugën e rrjetës ndaj Juventusit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT