• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPJA E 1 MILIONË EUROVE FALSE NË RINAS/ Kush është zvicerania e arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPJA E 1 MILIONË EUROVE FALSE NË RINAS/ Kush është zvicerania e arrestuar

26 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me sekuestrimin e rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit. Gjatë ditës së djeshme, përfundoi në pranga një shtetase me origjinë zvicerane, por banuese prej kohësh në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lastra”, forcat e rendit kanë arrestuar shtetasen, Jeniffer Chollet.

Në banesën e zviceranes së arrestuar, sipas policisë së kryeqytetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

Operacioni nisi më 17 shkurt, kur u arrestua fillimisht 53-vjeçari nga Kameruni, Josoue Ngankam, i cili kishte në valixhe shumën e madhe të parave.

Ai kishte udhëtuar nga Parisi drejt Stambollit dhe më pas në drejtim të Rinasit, ku edhe u arrestua. Nga kontrolli i valixhes së kamerunasit me leje qëndrimi franceze u gjetën 279 mijë euro të printuara, të ndara në prerje 500, 200 dhe 100.

Në të njëjtën kohë, u gjetën edhe lastra për prodhimin e eurove false, vlera e të cilave kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një rrjet të organizuar që është përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa për hetuesit, me të rëndësishme konsiderohen lastrat e sekuestruara nga të cilat prodhohen euro.

Përveç autoriteteve shqiptare, nën hetim janë përfshirë edhe ato franceze për të zbuluar grupin për prodhimin e tyre, ndërsa 53-vjeçari nga Kameruni dyshohet të jetë vetëm korrieri.

Pasi u mor në pyetje, Ngankam ka deklaruar se do të takohej me një person tjetër duke e quajtur shkurt “Toni” (Zinedine Nkeh, 45 vjeç, i arrestuar nga Policia të enjten), i cili i kishte dhënë valixhen në Francë dhe do t’ia dorëzonte në Rinas. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për hetuesit, duke mohuar që të ketë pasur dijeni për praninë e parave në valixhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E TRETË E LUFTËS/ Pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s?
Previous article "NDALONI OPERACIONIN USHTARAK..."/ Turqia sërish thirrje Rusisë, oferta për bisedimet e paqes

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT