Gjatë një takimi në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët, teksa iu ka kërkuar votën për kandidatin e PS në zgjedhjet e 6 marsit.
Rama iu ësht drejtuar dibranëve me batuta, duke iu thënë se mund të zgjedhin kë të duan vetë, edhe kandidatët e bravave e varreve, por sipas tij, ata e shkatërruan Dibrën për gjithë ato vite.
“Zoti e ka bërë Dibrën ditën e diel, ka pasur kohën për ta qëndisur. Por këtu u bë qamet, u punua gjithë ato vite për ta shkatërruar. Tani do të shkojmë në një fazë tjetër, jemi komplet në rrugën e duhur. Kështu që mos na prishni punë më datën 6. Këtu për të ardhura nga Tirana në Dibër duhej më shumë kohë se nga Tirana në Londër. Me distancën e afërt, Dibra bëhet kopshti i gjelbër i Tiranës. Tani mos i humbisni punë vetes, mos fusni varre e brava në mes, por si të doni. Nëse më datën 6, larg qoftë na del ndonjë bravë apo vare, këtu Naimi kthehet në punën e tij në bankë, kështu që si të doni”, tha Rama.


