Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit
Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm, i cili ishte nga ora 22:00 deri në orën 07:00.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Klitschko paralajmëroi se të gjithë civilët që shihen në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.
Ndërkohë, “Reuters” raporton se në Kiev është shkëputur pjesërisht lidhja e internetit, teksa trupat ruse avancojnë. Lidhja e internetit në Ukrainë është ndikuar keq nga pushtimi rus, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore të vendit ku luftimet kanë qenë më të ashpra.
Lidhja me GigaTrans, ofruesi kryesor i internetit në Ukrainë, ra në nën 20% të niveleve normale përpara se të kthehej në nivele më të larta në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Ndërprerjet në rrjetet e telekomunikacionit të Ukrainës mund të prekin grupet e mbrojtjes civile që janë mobilizuar për të mbrojtur qytetetdhe banorët.


