• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PËR 2 DITË DYFISHOHEN SHITJET/ Frika nga lufta dhe shtrenjtimi i mundshëm i çmimeve nxit blerjet e miellit në vend
Home
Ekonomi

PËR 2 DITË DYFISHOHEN SHITJET/ Frika nga lufta dhe shtrenjtimi i mundshëm i çmimeve nxit blerjet e miellit në vend

26 February, 2022 s.autor Ekonomi

Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë këto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët.

Njësitë e shitjes me pakicë në kryeqytet pohuan se shitjet e miellit u dyfishuan.

Ka raste ku një familje ka blerë njëherazi dy ose tre kuintalë. I gjithë furnizimi që më parë shitej për dy javë po shitet për dy ditë”, tha Samiu, i cili zotëron një njësi të shitjes me pakicë në zonën e “5 Majit”.

Ai tha se, blerjet e miellit nisën të rriten pas lajmeve se sasitë më të mëdha të grurit vijnë nga Rusia dhe Ukraina.

Të njëjtën tendencë pohojnë dhe pika të tjera të tregtimit me pakicë në kryeqytet.

Reagim të ngjashëm patën edhe konsumtorët në rrethe. Edhe në Kosovë, gjatë dy ditëve të fundit, u panë shumë qytetarë që ishin të interesuar për blerje jo të zakonta të miellit.

Nga Rusia vjen 46% e grurit
Shqipëria, gjatë vitit 2021, importoi nga Rusia dhe Ukraina 50% të sasisë vjetore të grurit që vjen nga jashtë.

Nga totali i importeve të drithërave, 46% vijnë nga Rusia, 35% nga Serbia, 4% nga Ukraina dhe pjesa tjetër 15% nga vende të tilla si Franca, Italia etj.

Importuesit pohuan se po bëjnë përpjekje për ndryshimin e burimeve të furnizimit, duke garantuar se nuk do të ketë mungesa në treg, por sipas tyre çmimet do të jenë në varësi të situatës.

Adi Haxhiymeri, i cili drejton Shoqatën e Përpunuesve të miellit, tha se, grosistët kanë rezerva deri në 45 ditë. Ai tha se gjatë dy ditëve të fundit janë gjetur blerës të rinj jashtë Rusisë, në Francë, Hungari dhe deri në Argjentinë.

Qeveria nga ana e saj nuk ka bërë të ditur rezervat me grurë të vendit, sakaq grosistët e grurit pohuan se shteti nuk ka asnjë rezervë. Importuesit sugjeruan se qeveria duhet të kishte marrë masa për të krijuar rezerva me grurë që pas pandemisë.

Rusia e përdori eksportin e grurit për gjeopolitikë duke ndikuar në një rritje artificiale në tregjet ndërkombëtare më 2020.

Çmimi i një ton gruri në ditën e parë të luftës më 24 shkurt u rrit me 5.3%, por çmimi u ul sërish dje, pasi sanksione më pak të ashpra u vunë ndaj Rusisë nga shtetet perëndimore./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTË NË RRUGËT E KIEVIT/ Por rusët nuk ia dalin dot: Pse i duhet strategjisë së Putinit kryeqyteti ukrainas
Previous article BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës: Të paktën 198 të vrarë nga pushtimi rus, 1115 të plagosur, 33 fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT