• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË HETOJMË PËR AKT GJENOCIDI”/ Gjykata Ndërkombëtare Penale shpreh shqetësim për pushtimin rus
Home
Nderkombetare

“DO TË HETOJMË PËR AKT GJENOCIDI”/ Gjykata Ndërkombëtare Penale shpreh shqetësim për pushtimin rus

25 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka shprehur të premten shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë dhe ka thënë se Gjykata mund të hetojë krime të mundshme të luftës në këtë shtet.

“U rikujtoj të gjitha palëve që po kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë për ndonjë akt të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës të kryera brenda Ukrainës”, ka thënë Khan përmes një deklarate.

“Është e domosdoshme që të gjitha palët në konflikt të respektojnë obligimet e tyre sipas ligjit humanitar ndërkombëtar”, ka thënë Khan, duke shtuar se zyra e tij do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën në Ukrainë.

Në dhjetor të vitit 2020, Zyra e Prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pati njoftuar se ka arsye për të besuar se në konfliktin në lindje të Ukrainës janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ekzaminimi paraprak është kryer, mirëpo ende nuk ka kërkesë zyrtare para gjyqtarëve për të nisur hetimet e plota.

Gjyqtarët duhet të arrijnë pajtueshmëri para se të nisin hetimet. Rusia nuk është anëtare e kësaj Gjykate dhe ka kundërshtuar këtë rast.

Megjithatë, Gjykata mund të hetojë supozimet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në territorin e Ukrainës, pavarësisht kombësisë së atyre që supozohet se kanë kryer sulmet.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ARRESTUAR PËR KORRUPSION/ Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka mbetet në burg
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Polonia hap dyert, strehon mbi 1000 ukrainas, heq masat anti-covid

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT