Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se do të ishte e dobishme që mundësia për dialogun me Moskën, të mbahej e hapur në mënyrë që të vazhdohej me përpjekjet për të siguruar fundin e sulmeve ruse kundër Ukrainës.
Pas samitit të BE-së në Bruksel, presidenti francez tha se kishte një takim, të menjëhershëm dhe të shpejtë me Vladimir Putin, ndërsa tha se i kishte kërkuar këtij të fundit që luftimet të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur dhe i bëri thirrje atij ulet të dialogojë me ukrainasit.
“Disa orë para fillimit të pushtimit, ne ende po diskutonim detajet e zbatimit të marrëveshjeve të Minskut. Pra, po, kishte një zgjedhje të qëllimshme dhe të vetëdijshme nga Presidenti Putin për të nisur një luftë kur ne ende mund të negocionim paqen”, ka thënë Macron.
Ai njoftoi gjithashtu se Franca do të përshpejtojë zhvillimin e saj ushtarak në Rumani në kuadër të NATO-s , duke reaguar ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe se do të marrë pjesë në kontrollin e hapësirës ajrore të shteteve baltike që nga marsi.


