Mes sulmeve ruse në Ukrainë, ka ardhur reagimi zyrtar i presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.
Erdogan e ka kritikuar qëndrimin e Rusisë si një “goditje të rëndë” për paqen.
“Ne e konsiderojmë të papranueshëm operacionin ushtarak të nisur nga Rusia kundër Ukrainës dhe e refuzojmë atë. Ky hap, të cilin ne e konsiderojmë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është një goditje e rëndë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin në rajon,” tha Erdogan, duke shtuar: “Turqia integritetin territorial të Ukrainës”.
Ndërsa tani mbetet për t’u parë nëse Ankaraja do t’i mbyllë ngushticat ndaj Rusisë, diçka që Kievi e ka kërkuar zyrtarisht.


