• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO PERMBYSESH DIBREN”/ Berisha i hap sfidë Manjës: Hajde në debat publik nesër me mua, ose…
Home
Politikë

“DO PERMBYSESH DIBREN”/ Berisha i hap sfidë Manjës: Hajde në debat publik nesër me mua, ose…

24 February, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtues politik i PS-së për qarkut të Dibrës në lidhje me projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Manja do të përmbysë Dibrën dhe e ftoi në një debat publik.

Berisha: Dha urdhrin për përmbytjen e Peshkopisë. Ulsi Manja po tenton t’i bëjë Dibrës atë që si ka bërë asnjë. Të ftoj të vish në debat publik me mua, të shpengoj qëndrimet rreth Sakavicës. Merr po deshe kë të duash. Kam thënë dhe them; Skavica, duhet të ndërtohet varianti i vogël, por ai që nuk përmbyt asnjë shtëpi. Si mund të bësh një akt të tillë ndaj Dibrës.

Ndërhyn ministri Manja dhe kërkon fjalën.
Berisha: S’ka replikë mbi replikë.

Manja: E kuptoj se nga kallja e Dodës dhe Maqellara, s’mund të flasësh për Skavicën, Dibranët të njohin dhe ty dhe mua. unë në Dibër vete çdo ditë dhe çdo javë se është vendi im. Atje vete përditë. Ti ndoshta xhelozohesh pasi Skavica është projekt jo vetëm i qeverisë shqiptare por edhe i asaj amerikane. Në debat publik me ty për Skavicën, nuk vij. Se jam atje për t’ju shpjeguar dibranëve çdo ditë potencialet e Dibrës. Ata nuk presin prej teje, por prej kësaj qeverie që u zgjidhën me votë të lirë.

Berisha: Zotëri, na ta mban, urdhëro nesër në Fushë-Aliaj që ti ke planifikuar ta fusësh në ujë dhe shpjegoju atyre banorëve se si ka mundësi që ti të mbështesësh atë projekt të vish atje në 3 të jemi të dy bashkë. Do kesh trajtim të mirësjellt, por shpjegohu banorëve se pse ke vendosur t’ua varrosësh shtëpitë dhe varret. Sa i përket rrugës së Arbrit, ai është projekte i Sali Berishës. Ju keni 11 vite që nuk po mbaroni dot 27 km. 32 km u përfundua nga qeveria e mëparshme. Dale, dale, se dardha e ka bishtin mbrapa. Hajde nesër dhe përballur, ose deklaro se do të heqësh dorë nga Skavica.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI I FUNDIT/ Ukraina: Kemi rrëzuar tre helikopterë rusë afër Kievit
Previous article E FUNDIT! Ky është vendi i parë anëtar i NATO-s që shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Po çojmë ushtrinë në kufi

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT