Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Në zona të tjera pamjet tregojnë banorët duke kërkuar strehim në stacione metroje.
Radhë te medha qytetaresh edhe ne stacionet e autobusëve, bankomate e pika karburanti.
Pavarësisht shqetësimit të dukshëm, qeveria e Ukrainës po bën thirrje për qetësi dhe u ka kërkuar mediave dhe qytetarëve ukrainas që të kontrollojnë të gjitha informacionet që marrin, duke paralajmëruar se lajmet e rreme janë një nga kërcënimet më të mëdha për vendin.
Serhiy Nykyforov, zëdhënësi i presidentit të Ukrainës, thotë se Rusia po krijon panik të madh në Ukrainë dhe u kërkoi njerëzve “të qëndrojnë të fortë”.




