Armët do t’iu shpërndahen veteranëve ushtarakë në Ukrainë si përgjigje ndaj veprimit të Rusisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar policinë.
Ky lajm vjen pas raporteve se ukrainasit po inkurajohen të bashkohen me njësitë e mbrojtjes territoriale të vendit.
Kujtojmë se rreth orës 3:00 të mëngjesit, Putin dha urdhër që të nisë sulmi ndaj Ukrainës, ndërsa disa raketa u lëshuan në drejtim të kryeqytetit ukrainas.


