• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN DETAJET/ Si u vu në pranga drejtuesja bukuroshe e IMT-së, lejoi ndërtimin pa leje të pallatit në hyrje të qytetit
Home
Breaking News

DALIN DETAJET/ Si u vu në pranga drejtuesja bukuroshe e IMT-së, lejoi ndërtimin pa leje të pallatit në hyrje të qytetit

23 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtuesja e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë përfundoi në prangat e Policisë nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Romina Pula u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i një objekti 7-katësh i identifikuar si Pando Papuçi. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Heshtja’, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja Romina Pulaj, 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7- katësh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës”, sqaroi Policia. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

NDËRTIMI

Biznesmeni Pando Papuçi po ndërtonte pallatin prej 7 katesh pa leje prej disa muajsh në hyrje të qytetit në një zonë të dukshme kodrinore dhe pavarësisht këtij fakti, IMT-ja vendore nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet. Kjo ka bërë që organet përkatëse të nisin hetimet ndaj drejtueses së Inspektoratit dhe me urdhër të Prokurorisë, drejtuesja e këtij institucioni, është prangosur gjatë ditës së djeshme.

AKUZAT

Ndaj drejtueses së IMT-së ka pasur denoncime të shumta, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Hipotekën. Kështu, në muajin shtator të vitit 2021, Romina Pulaj dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë u kallëzuan penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se favorizuan në mënyrë korruptive biznesmenin Lefter Lefteri, i cili dyshohet për veprime korruptive. Denoncuesit ishin Lulëzime dhe Niko Sula, pronarë të një shtëpie 2-katëshe, e cila u prek nga ndërtimi i një pallati disakatësh në zonë. Në muajin prill të vitit 2021, një tjetër denoncim u bë për kryeinspektoren e Ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, e cila dyshohej se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës. Sipas Policisë, Romina Pulaj nuk ka vepruar në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje. Sipas materialit hetimor të përcjellë nga Policia e Sarandës në Prokurorinë e këtij qyteti, thuhej se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.

DREJTIMI I HIPOTEKËS

Romina Pulaj u emërua në krye të Hipotekës së Sarandës në vitin 2019, pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak në zyrë. Emërimi në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, i Romina Pulajt erdhi pasi ajo kishte punuar prej disa vitesh si juriste në këtë institucion. Emërimin në këtë detyrë e konsideronte si një barrë për t’i shërbyer qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ja shteti tjetër që do të heqë shumicën e kufizimeve nga data 1 mars
Previous article PAMJET/ Aksident i rëndë në Vlorë, dy persona luftojnë me vdekjen në spital

s.autor

Postime të ngjashme

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT