• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCENERATORËT/ Rama dëshmon sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor: Mezi po pres të shkoj, mos e humbni
Home
Politikë

INCENERATORËT/ Rama dëshmon sot në orën 12:00 në Komisionin Hetimor: Mezi po pres të shkoj, mos e humbni

23 February, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kur priten edhe pak ditë nga përfundimi i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, sot do të dëshmojë në komision në orën 12:00, kryeministri Edi Rama. Vetë kryeministri Rama dje nga Durrësi, tha se me këtë komision u krijua mundësia për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë.

“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni”, tha Rama.

Opozita ka përdorur si kartën e saj më të fortë në betejën opozitare hetimet për inceneratorët, që i quan një aferë kriminale.  Nga ana tjetër Lulzim Basha pak ditë më parë, kërkoi përkushtimin e deputetëve dhe që të sigurohen të kenë vëmendjen maksimale ditën që do të dëshmojë në komisionin hetimor Kryeministri Rama.

‘Anëtarët e Komisionit të Hetimor të Inceneratorëve kanë bërë një punë të mirë. I kanë vendosur para përgjegjësive të gjithë personat që janë thirrur për të dëshmuar. Kjo është një vjedhje e madhe, vjedhja e shekullit, ndaj qytetarët duhet ta mësojnë se ku kanë shkuar 430 milionë euro që kanë dalë nga xhepat e tyre. Ndërkohë duhet të trajtohet me kaq përkushtueshmëri edhe pjesa e mbetur e punës për inceneratorët. Duhet të sigurohet që të jetë e gjithë prezenca e mediave kur të vijë të dëshmojë Edi Rama dhe deputetët, të jenë të përgatitur mirë.’, është shprehur kryedemokrati Basha para deputetëve.

Para komisionit hetimor deri tani kanë dëshmuar emra shumë të lartë të qeverisë socialiste, si ministrja Belinda Balluku, ministri Arben Ahmetaj, ministri Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi. Po ashtu dëshmi para komisionin ka dhënë edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja si dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA NGA -4 GRADË DERI NË 13 GRADË/ Njihuni me parashikimin e motit sot
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Villarreal dhe Juventus ndajnë pikët, debutim ëndrrash për Vlahovic

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT