• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE/ Nga efektet zinxhir te sanksionet, bankat europiane përgatiten për pasojat e Rusisë
Home
Nderkombetare

PRAG LUFTE/ Nga efektet zinxhir te sanksionet, bankat europiane përgatiten për pasojat e Rusisë

22 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Bankat europiane po përgatiten për pasoja dhe sanksione të reja, pasi Rusia urdhëroi futjen e trupave në rajonet e shkëputura të Ukrainës lindore.

Banka HSBC dha paralajmërimin për efektet zinxhir infektuese në treg, ndërsa Raiffeisen Bank International e Austrisë tha se ishte duke hartuar “plane krize”.

Ambasadorët e Bashkimit Europian në Bruksel po përgatiten të diskutojnë një paketë më të gjerë sanksionesh, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave në Ukrainën lindore.  Ministrat e jashtëm të BE-së mund të vendosin për sanksionet pas një takimi, që do të mbahet në Paris këtë pasdite.

Shefi i HSBC, një nga bankat më të mëdha të Evropës, tha të martën se ishte i shqetësuar për rrezikun e efekteve zinxhir në tregjet globale nga kriza e thelluar në Ukrainë, megjithëse ekspozimi i drejtpërdrejtë i bankës ishte i kufizuar.

“Është e qartë se ekziston mundësia e infektimit ose e ndonjë efekti dytësor, por do të varet nga ashpërsia e konfliktit dhe ashpërsia e hakmarrjes nëse ka një konflikt,” tha Noel Quinn për Reuters në një intervistë.

RBI, e cila ka operacione të mëdha në Rusi dhe Ukrainë, tha se ndërsa biznesi tani ishte normal, “në rast të një përshkallëzimi, do të hyjnë në fuqi planet e krizës, që banka ka përgatitur gjatë javëve të fundit”.

Aksionet e huadhënësit austriak ranë me 7% të martën në drekë.

Indeksi i aksioneve bankare evropiane ra me 1.2%, me një tkurrje më të thellë se reduktimi prej 0.8% i indeksit Euro Stoxx.

Banka ING e Holandës, e cila ka një prani të madhe në Rusi, tha: “Një konflikt i mëtejshëm i përshkallëzuar mund të ketë pasoja të mëdha negative”.

Teksa politikëbërësit që përpiqen të vendosin paketa të përbashkëta të sanksioneve, bankat gjermane thanë se duhet të sigurohet që sanksionet të jenë “të sakta”, duke hequr çdo hapësirë ​​për interpretim që mund ta vështirësojë zbatimin e tyre nga firmat financiare.

Detajet janë të rëndësishme sepse paqartësitë do të rrezikonin dënime të ashpra.

“Për bankat, është thelbësore që sanksionet të formulohen në një mënyrë mjaft të saktë, (dhe) të mos lënë asnjë pyetje të hapur për interpretim,” tha shoqata gjermane e bankave në një deklaratë.

Për momentin, bankat nuk kanë shumë për të thënë, derisa sanksionet të bëhen konkrete. “Ne po monitorojmë situatën,” tha një zëdhënës i Federatës Europiane të Bankave në Bruksel./Reuters

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEME NË FËMIJËRI/ Mike Tyson shokon me deklaratën: Gjëja më e mirë? Vdekja e mamasë sime
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi "MAGJIK" nga Capoue, Parejon ndëshkon Juventus (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT