• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Nëse aplikohet doza e tretë e Covid, shumë persona nuk kanë nevojë për një të katërt
Home
Jetë

STUDIMI: Nëse aplikohet doza e tretë e Covid, shumë persona nuk kanë nevojë për një të katërt

22 February, 2022 s.autor Jetë

Nga studimet e fundit në lidhje me efektshmerinë e dozës përforcuese të vaksinës së koronavirusit sipas shkencëtarëve mund të jetë e mjaftueshme për muaj dhe vite me radhë aplikimi i tre dozave të vaksinës dhe shumë persona nuk kanë nevojë për një të katërt.

Mediat e huaja në kuadër të të dhënave bëjnë me dije se mutacioni Omicron ka aftësinë t’i shpëtojë antitrupave neutralizues të ofruar nga dy dozat e vaksinës. Por doza përforcuese e vaksinës mRNA e shtyn sistemin imunitar të prodhojë një gamë më të gjerë antitrupash, nga të cilat do të ishte e vështirë të shpëtonte çdo variant i ri, sipas studimit të fundit, i cili ende nuk është testuar në mënyrë të pavarur.

“Me gjithë mbrojtjen e reduktuar kundër infeksionit, pacientët që morën 3 doza të vaksinës mRNA ishin kryesisht të mbrojtur nga pasojat më të rënda të infeksionit, ” kanë thënë studiuesit.

Drejtor i Institutit të Imunologjisë në Universitetin e Pensilvanisë , John Ëarrey ka theksuar se me rritjen e dozave të vaksinimit kishim dhe një infeksion më të ulët tek qytetarët.

Një dozë e katërt mund të jetë e nevojshme për njerëzit mbi 65 vjeç ose në grupe të tjera, si për shembull personat me imunitet të dobët, por për popullatën e përgjithshme duket e panevojshme.

Çfarë roli luajnë qelizat T dhe B?

Njëra anë e imunitetit janë antitrupat. Megjithatë, qelizat T dhe B të të ashtuquajturit imunitet qelizor luajnë një rol të rëndësishëm , pasi ato njohin më shumë pika të proteinës virale të virusit sesa antitrupat. Por ato janë të vështira për t’u matur.

Në rastin e koronavirusit SARS, si rezultat i së cilës rreth 800 njerëz vdiqën në epideminë që shpërtheu në Azi në vitin 2003, qelizat T që njohin virusin mbijetojnë për të paktën 17 vjet, tregoi një studim i publikuar në vitin 2020 në Nature.

Bazuar në të dhënat shkencore, qelizat T të prodhuara pas vaksinimit (me vaksinat Pfizer, Moderna, Johnson & Jonhnson ose Novavax) ruajnë 80% të efikasitetit të tyre kundër mutacionit Omicron . Duke pasur parasysh mutacionet e shumta që mbart Omicron, ka të ngjarë që qelizat T të mbeten efektive në variantet e ardhshme.

Roli i qelizave B

Studime të tjera fokusohen në rolin e qelizave B, të cilat “kujtojnë” virusin dhe mund të prodhojnë antitrupa të rinj brenda pesë ditëve nga riekspozimi.

Efekti i kombinuar mbrojtës i qelizave T dhe B mund të shpjegojë pse njerëzit e infektuar me Covid-19 pavarësisht se marrin një dozë përforcuese kanë më pak gjasa të sëmuren rëndë. Sipas këtyre të dhënave shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se për shumicën e personave të vaksinuar imuniteti ruhet për një kohë të gjatë dhe është në gjendje të përballojë variantet e reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç takohen në Bruksel me Lajçak
Previous article "A KENI PASUR PRESION NGA RAMA PËR TË KALUAR...?" Agaçi: Do të ishte tejkalim kompetencash nëse…

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT