Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pritet të kallëzohet ditën e sotme në Prokurori. Burime i thanë Report Tv se kallëzimi ndaj Dukës vjen për shoqatat fantazmë, të cilat rezultojnë të paregjistruara.
Të njëjtat burime bënë me dije për Report Tv se kallëzimi do të bëhet nga Presidenti i një klubi futbolli në vend. Ndërkohë, pritet që kallëzimi të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës sot në orën 12:00.


