• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DRITARJA E DIPLOMACISË PO MBYLLET…”/ Politikanët botërore skeptikë për takimin Putin-Biden: Shenjat për “stuhi” vazhdojnë
Home
Nderkombetare

“DRITARJA E DIPLOMACISË PO MBYLLET…”/ Politikanët botërore skeptikë për takimin Putin-Biden: Shenjat për “stuhi” vazhdojnë

21 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Bideni deklaroi se është i gatshëm që të flasë me Putinin. Por Rusia e quajti të parakohshëm një takim të tillë. Politikanë të tjerë paralajmërojnë që dritarja e diplomacisë po mbyllet me shpejtësi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të organizojnë një samit me Rusinë për të shmangur një pushtim të Ukrainës. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord në parim për bisedime të drejtpërdrejta me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Kushti, megjithatë, do të ishte që Rusia të mos nisë një operacion ushtarak kundër Ukrainës gjatë përpjekjeve diplomatike.

Nisma për një takim të nivelit të lartë mes Bidenit dhe Putinit erdhi nga Franca. Presidenti francez Macron ka folur në telefon orët e fundit me Putinin dhe Bidenin, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe presidentin ukrainas Volodimir Selenskyj.

Por Rusia i quajti “të parakohshme” që të flitet për plane për një takim të nivelit të lartë Rusi-Ukrainë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit amerikan Biden. Por vetëkuptohet që qeveria ruse nuk e përjashton një takim të tillë. Ka pajtim që dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Një takim midis dy ministrave të jashtëm, Lavrov dhe Blinken, është i mundur të mbahet këtë javë.

Më tej u bë e ditur se Putini do të thërriste sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit rus dhe se do të fliste atje. Në rajonin e Donbasit, në Ukrainën lindore, situata është jashtëzakonisht e tensionuar dhe shqetësuese, u bë e ditur. Bombardimet dhe provokimet vazhdojnë, tha Kremlini.

Gjermania mirëpret përpjekjet për dialog

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e përshëndeti nismën e Francës për takime të tjera të nivelit të lartë me presidentin rus Putin. Politikania e të Gjelbërve tha në Bruksel se kriza mund të zgjidhet vetëm në tryezën e bisedimeve.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i tha Rusisë se dialogu ishte mënyra e vetme për t’u marrë me krizën e përshkallëzuar në Ukrainë.

Duke folur përpara një takimi të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën, Annalena Baerbock i dërgoi një mesazh kreut të shtetit rus. “I bëj një thirrje urgjente qeverisë ruse, presidentit rus: Mos luani me jetë njerëzore”, tha Baerbock.

Ajo vuri në dukje shtimin kohët e fundit të luftimeve në Ukrainën lindore dhe një zgjerim të stërvitjeve ushtarake që përfshijnë Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Ajo që kemi parë në 72 orët e fundit për sa i përket sulmeve, përplasjeve të dhunshme është vërtet shqetësuese,” tha Baerbock.

“Përgjegjësia është e qeverisë ruse, prandaj i bëj thirrje urgjente qeverisë ruse: Kthehu në tryezën e bisedimeve. Është në duart e tua.”

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth përshëndeti gjithashtu planet për një samit. Bëhet fjalë për shmangien e një lufte, tha politikani socialdemokrat për transmetuesin e Berlinit, RBB. Rusisë i duhen bërë të qarta pasojat e dhimbshme të një sulmi ndaj Ukrainës.

Schallenberg: “Shenjat për stuhi vazhdojnë”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, paralajmëroi që të mos ketë pritje shumë të larta ngva një samit i mundshëm. Dritarja e diplomacisë po mbyllet dukshëm, por ende nuk është mbyllur, tha ai.

Schallenbergu vuri në dukje se gatishmëria e Rusisë për të vazhduar dialogun është një sukses i frikësimit të ushtruar deri tani nga kërcënimet me sanksione. Gjithçka është në tavolinë. Megjithatë, gazsjellësi Nord Stream 2, në të cilin marrin pjesë Rusia, Gjermania dhe Austria, nuk mund të jetë elementi qendror i një skenari kërcënimi, tha Schallenberg./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKA BE/ Kryeministri maqedonas: Vonesa për negociatat, rrisin ndikimin e palëve të treta në rajon
Previous article TRAGJIKE NË ITALI/ Shqiptarja humb jetën në aksident me makinë

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT