• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULET NUMRI I AKSIDENTEVE DHE VIKTIMAVE NË MUAJIN JANAR/ Eksperti: Po japin efekt ndryshimet në kod
Home
Breaking News

ULET NUMRI I AKSIDENTEVE DHE VIKTIMAVE NË MUAJIN JANAR/ Eksperti: Po japin efekt ndryshimet në kod

20 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pavarësisht se ditët e para të muajit janar nisën me vrull të lartë të ngjarjeve rrugore, statistikat flasin për ulje të aksidenteve dhe pasojave të tyre në njerëz.

Krahasuar me janarin e vitit 2021, në të gjithë vendin u regjistruan 18 aksidente më pak. Më i ulët në janar ishte edhe numri i viktimave, gjashtë më pak.

AKSIDENTE                          VIKTIMA

JANAR 2022:       107                                         16

JANAR 2021:       125                                         22

Për ekspertin e sigurisë rrugore, Islam Qibini, ulja e aksidenteve lidhet me dy faktor, bashkëpunimin e frytshëm mes tre institucioneve, Polici Rrugore, Polici Bashkiake  dhe Drejtori të Transportit Rrugor. I dyti lidhet me efektet e ndryshimeve të Kodit Rrugor të vitit të kaluar.

“Masat që ka marrë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e cila ka ndryshuar strukturat kohët e fundit, me ndryshimet e stafit drejtues të Policisë Rrugor. Kemi një bashkëpunim midis Policisë Rrugore, gjë shihet tani kohët e fundit sidomos në rrethin e Tiranës, Kavajës dhe në disa rrethe të tjera, midis Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Përgjithshme të transporteve. Ndryshimi i dispozitave të Kodit Rrugor të cilat kanë të bëjnë direkt për përdoruesit e rrugës kanë efektin e duhur dhe kanë një impakt te siguria rrugore”, thotë eksperti Qibini.

Eskperti Qibini liston disa prej rrugëve që konsiderohen pika të zeza të aksidenteve, tek të cilat sipas tij, Policia Rrugore duhet të tregoj kujdes.

“Problematikë në kohët e fundit kemi patur segmentet rrugorë Shkodër-Velipojë, kemi patur segmentin rrugor Elbasan-Librazhd-Prrenjas, segmentin rrugor Fier-Vlorë. Për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë shpeshherë drejtuesit e mjeteve humbasin kontrollin e drejtimit të mjetit, dalin jashtë rrugë ose përplasen me mjete të ndryshme”, u shpreh ai.

Edhe në muajin janar 2022, në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidenteve ishte sjellja e drejtuesve të mjeteve, në 81,3 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, grupmosha që cilësohet më e pabindur nga policia dhe thyen rregullat e qarkullimit rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAJTI NË TË MOTRËS"/ Si e detyroi banda shqiptare një anëtar të vetëvritej, iu zbulohet e shkuara e errët në Shqipëri
Previous article FENOMENI BROJA/ Trajneri i tij i parë tregon bëmat e Armandos 7-vjeçar: Ishte mesfushor qendre, e detyroja të luante me…

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT