• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS HAP FUSHATËN NË DURRËS/ Kandidatja Sako tregon asetin e saj: Puna është e vetmja forcë e imja
Home
Politikë

PS HAP FUSHATËN NË DURRËS/ Kandidatja Sako tregon asetin e saj: Puna është e vetmja forcë e imja

19 February, 2022 Delo.autor Politikë

Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje demokratëve që të votojnë PS-në pasi sipas Gjiknurit përçarësit e opozitës, Basha dhe Berisha, nuk meritojnë asnjë votë.

“Për Durrësin këto zgjedhje janë të veçanta pasi Durrësi ndodhet në një moment të veçantë. Ka shansin për tu transformuar totalisht. Ka mundësinë që të ketë zhvillimin më të madh të Mesdheut. Kjo sigurisht që kërkon sinergjinë mes Bashkisë dhe Qeverisë. Ndaj edhe vota për Emirjana Sakon është votë për zhvillimin e Durrësit.  Ata luftojnë se kush del i parafundit. Ata luftojnë për mbijetesën e tyre politikë. Dhe për këtë do të shfrytëzojnë qytetarët durrsakë? Votoni PS që të bashkoni edhe PD-në. 2 përçarës të opozitës nuk meritojnë asnjë votë”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë që kandidatja për kryetare Bashkie, Emirjana Sako, i tha grave dhe vajzave të pranishme se forca e saj e vetme në këto zgjedhje është puna.

“Para 13 vitesh kur hyra në bashki si specialiste arkitekte nuk ma merrte mendja që do ta kisha nëj mundësi të tillë. Për këtë falënderoj Kryeministrin Rama, Partinë Socialiste dhe çdo socialist të thjeshtë.  Sot jam para jush jo për fjalë e premtime por i vetmi argumenti i imi është puna. Është e vetmja forcë e imja.  Unë kam qenë krah Kryeministri Rama në çdo shtëpi që kemi rindërtuar. Ky projekt pas tërmetit ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm. Ne kemi projekte shumë të mira përpara. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë”, tha Sako.

Sako kandidon më 6 mars përballë Luan Hotit të Partisë Demokratike dhe Ard Mukës së ‘Shtëpisë së Lirisë’ të Sali Berishës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja feston në sytë e Lampard, i gjithë stadiumi në këmbë për yllin kuqezi (VIDEO)
Previous article RIKTHEHET MOTI I KEQ/ Në fillim javë, rinisin reshjet e shiut dhe borës

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT