• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS FUSHATËN E PËR ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ Balla i kujton Berishës ‘97: Masakrat në Lushnjë ishin veprat e tua mizore
Home
Politikë

NIS FUSHATËN E PËR ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ Balla i kujton Berishës ‘97: Masakrat në Lushnjë ishin veprat e tua mizore

19 February, 2022 Delo.autor Politikë

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka çelur sot zyrtarisht fushatën për bashkinë e Lushnjës, post për të cilin garon Eriselda Sefa.

Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PS-së nuk i kursye akuzat për PD-në dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i kujtuar këtij të fundit masakrat që kanë ndodhur gjatë 97-ës në Lushnjë.

“Faleminderit Lushnjës, që është bashkia e 7 më e madhe në vend. Mirënjohje popullit të Lushnjës për mbështetje të përhershme. Ne hapim në 6 mars një font të ri për Bashkinë e Lushnjës. Unë i pari nuk jam shumë i kënaqur me atë që kemi arritur deri tani. Do të duhet të kishim bërë shumë gjëra. Një pjesë e të ardhurave të shtetit iu drejtuan familjeve që ngelën të pastreha. Edi Rama meriton një falënderim kombëtar për mënyrën se si arriti që të menaxhonte dy sfida të mëdha. në një kohë të shkurtër gjeti fondet. Konferenca e donatoreve të 17 shkurtit ishte momenti kur Shqipëria siguroi një pjesë fondi që shkuan për zonat e tërmetit. Më pas erdhi momenti i pandemisë. Çdo rrugë kalon përmes Lushnjës. Do të shkosh në lindje, në jug, do kalosh në Leshnjë. Kam dëgjuar këto ditë ata të krahut tjetër që janë bërë si zogjtë se s’dinë nga shkon se ankohen se ARRSH po vendos rregulla striktike për hyrjet dhe daljet në autostrada. Po a ka gjë më të rëndësishme se jeta e njerëzve. Sa jetë janë humbur në autostradën që lidh Lushnjën dhe Fierin? Vetëm nga aksidentet që lidhen me këmbësorët. Ne do e bëjmë, do e shërojmë plagën që la Saliu dhe Luli. Rama i ka kërkuar plan për menaxhim të gjithë kryetarëve të bashkive. Veç një se kemi ne dhe ai është modeli më i keq. Se si menaxhohet Shkodra s’ka bashki në vend. S’po ndalem te kandidatët, te ai i Ilirit dhe i Berishës apo i Lulit. Kriter që të zgjidhesh nga Luli, duhet të jesh gjumash. Populli i Lushnjës nuk mund të përdoret nga askush. Nuk është përdorur asnjëherë. Kush mendon se ka një votë për t’ia kundërvënë SHBA-ve, unë mendoj se e ka gabim. Nuk ka në Lushnjë votë për t’ia dhënë SAliut që ta përdori si mish për top kundër SHBA. Në Shqipëri duhet të kesh standarde që në momentin kur shpallesh non-grata nga SHBA, ky person largohet automatikisht nga politika. Berisha nuk ka asnjë të drejtë që të keqpërdorë qoftë dhe një votë. Tani që është bërë bashkë me Metën, e ka shtuar arsen që asnjë lushnjar mos t’ia jap votën. Ia ka parë hajrin Lushnja Saliut. Nga 97 e deri tani. Kam takuar njerëz që kanë humbur fëmijët në 97, vepër mizore e shkaktuar nga Berisha. Ai vjen këtu në Lushnjë dhe kërkon votë. Por ne nuk harrojmë.

Sa për atë burgun, ne nuk fusim në burg njeri. Në burg fut drejtësia. Edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtuese apo dhe veprimet e SPAK dhe drejtësisë së re, tregojnë se PS është investuar me mbështetjen e saj për një sistem drejtësie të pavarur. Ku arrestohen ish-ministra, kryetarë bashkie. Fakti tregoi se para 7 muajsh Rama shkarkoi kryetarin e bashkisë së Lushnjës. Ne nuk morën në mbrojtje askënd. Siç bëri Luli me Mziun. Shkonte Luli në mëngjes i çonte supën dhe më pas Aldo Brumçi i çonte kafen dhe më pas shkonte Saliu i çonte darkën, Ky është standardi i tyre. Ne nuk mbarim në mbrojtje askënd. Ky është sistemi i drejtësisë që kemi mbështetur.”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT/ Shkrumbohet banesa në Skrapar, shpëtojnë mrekullisht 3 familjarët
Previous article "LUFTA" PËR HAALAND/ Norvegjezi përplas Barcelona dhe Real Madrid, Perez me mision të fshehtë

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT